Koalicioni i UÇK-së. PDK, AAK dhe Nisma, bashkë në zgjedhje

530
Kliko per me shume info

Partia Demokratike e Kosovës është bashkuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën. Kandidat për kryeministër është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kërkesa e viteve të fundit. Ky vend ka nevojë që të drejtohet nga një njeri me kredibilitet dhe ne besojmë se ky njeri është Ramush Haradinaj”, tha Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.

Kliko per me shume info

Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan koalicionin pak para se të skadonte afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.

Më herët gjatë ditës së martë, Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit u bashkuan në një koalicion parazgjedhor me kandidat Avdulla Hotin nga LDK-ja.

Që prej10 majit, kur me një mocion të nismës AAK dhe Vetëvendosjes u rrëzua qeveria Mustafa, githë skena politike në Kosovë u përmbys. Spektri politik përmban tani një koalicion të tri partive që më 10 maj bashkuan votat e deputetëve në Kuvend për t’i bashkuar tashmë edhe ato të votuesve të tyre më 11 qershor.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Ramushi dhe vetem Ramushi me te besuarit e tij te luftes, me ndihmen dhe permbajtjen e Veselit dhe ter PDK se dhe me permbajtjen edhe te LDK se e cdo partie tjeter ,mund tia dal ta detyroi cetnikun ne Beograd dhe cetniket ne Veri te kuptojne se Shqiptaret dijn dojn dhe munden te behen 1 kur eshte ne pyetje interesi gjthshqiptare.
    Serbi ne Veri do e kuptoj vet ,pore do e kuptojne edhe sllavo -ciganet te cilet nuk dijne si te percaktohen ,se jane ne vend te huaj te cilin e kane okupu nga Shqiptaret Autoktonit dhe se e kane keqkuptu dhe keqperdore qendrimin tolerant te shqiptareve ndaj maxhireve deri tash,qe kendej Zhikino kollo me Kokarden Serbe do te mund te vallezohet ne Kalemegdan por jo me ne Qender te Mitrovicaes si deri tash. Cetniket jane dinak dhe shpejt e kthejn gezofin ashtu si fryn era.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here