Në zi kinemaja amerikane, ndërron jetë aktori legjendar (Foto)

Showbiz

Një lajm i keq vjen nga kinemaja amerikane, ku mësohet se është ndarë nga nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori amerikan Powers Boothe, njohur mbi të gjithë për rolet e tij prej ‘të keqi’.

Boothe kishte fituar një Emmy në 1980 për interpretimin e tij të Tim Jones në miniserinë ‘Guyana Tragedy’.

Së fundmi ai kishte interpretuar në filma si ‘Sin City dhe ‘The Avengers’. Ne e kujtojmë ndër të tjera edhe për interpretimin në Tombstone.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktori vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën, njofton independent. Një ceremoni private do të behet edhe në Texas, në vendin e tij të origjinës, njoftojnë burimet.

ME TE LEXUARAT