Diktatori korean urdhëron: Në vend të Krishtit, adhuroni gjyshen time!

Soft

Nuk kanë të mbaruar çudirat që vinë nga Korea e Veriut. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka vendosur të ndalojë festimin e Krishtlindjeve për popullin e tij.

“New York Post” shkruan se Kim Jong-un ka urdhëruar koreano-veriorët që në vend të Jezu Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij Kim Jong Suk, e cila ka lindur në prag të Krishtlindjeve në vitin 1919.

Ajo ishte gruaja e diktatorit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, dhe nëna e ish-udhëheqësit Kim Jong Il-it, ndërsa vdiq në rrethana misterioze në vitin 1949.

Shumë njerëz e quajnë “Nëna e shenjtë e Revolucionit” dhe kryejnë homazhe pranë varrit të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diktatori është aq i fiksuar për të ndalur festimin e Krishtlindjeve sa ndalon qytetarët të vendosin edhe Pemën e Krishtlindjeve.

Historia nisi në vitin 2014-të kur mori vesh se Koreja e Jugut planifikonte të ngrinte një pemë të madhe Krishtlindjesh përgjatë kufirit, çka nuk e bëri kurrë, pasi Kim Jong Un kërcënoi se do të niste luftën me ta.

Përkundër kësaj, pemët e Krishtlindjeve mund t’i gjesh në dyqanet apo restorantet luksoze të Phenianit, por të zhveshura nga zbukurimet me simbole fetare.

Pheniani, njihet si qyteti me më shumë të krishterë në Korenë e Veriut, por gjithçka ndryshoi në fillim të viteve ’50, kur autoritetet ndaluan fenë e krishterë në vend.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, rreth 70,000 të krishterë besohet të jenë burgosur në kampe përqendrimi vetëm për shkak të besimit të tyre.

ME TE LEXUARAT