E fundit/ Kapet gomonia me 2.2 ton hashash drejt Italisë, ishte nisur nga Shqipëria

Aktualitet

Ditën e sotme 2.2 ton marijuana janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në plazhin e Promontorios.

Gomonia, që ishte e ngarkuar me thasë plastikë, ishte braktisur mes shkëmbinjve afro 15 metra larg bregut të detit, shkruan LaFoggiaToday.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në gomone ndodheshin 57 pako marijuanë, që arrinin vlerën e 20 milionë eurove sipas autoriteteve italiane.

Gomonia ishte rreth 8 metra e gjatë dhe ishte pajisur me dy motorë të fuqishëm për të bërë të mundur transportimin e shpejtë.

Duke qenë se autorët u larguan pa lënë gjurmë, policia italiane po kërkon bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për kapjen e tyre.

ME TE LEXUARAT