James largohet nga Reali, po tani kush do ta mbajë 10-shen?

1508
Kliko per me shume info

Lamtumirën duket se e njoftoi vetë James Rodriguez, që përshëndeti publikun e “Bernabeu” në ndeshjen e fundit në shtëpi.

Hapësirat e pakta të aktivizimit nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane kanë bërë që blerja 75 milionë euroshe e Real Madridit të kërkojë destinacione të reja, me Manchester United si klubi i ri i mundshëm i kolumbianit. Ky transferim do të linte “jetime” një nga fanellat më legjendare të Real Madridit, e cila mbart numrin 10 në shpinë.

Kliko per me shume info

Ky numër ka pasur një rol të rëndësishëm e të shquar jo vetëm në dhomat e zhveshjes te “Los Blancos”, por edhe në marketing. James e ka veshur atë në tri sezonet e fundit, që prej mbërritjes së tij në vitin 2014.

Ai e mori “10” pas një viti pa pronar, pas largimit të Ozil në fund të merkatos 2012-2013. Dymbëdhjetë muaj më vonë, këtë fanellë e mori kolumbiani, i cili për herë të parë e mbajti veshur në prezantimin e tij historik, që mblodhi në “Bernabeu” 45.000 tifozë, shumë prej tyre kolumbianë.

Nga ai moment, fanella e James Rodriguez është më e shitura në Amerikën e Jugut dhe në veçanti në Kolumbi. Por, nga tani e tutje, tifozët do të hapin sytë për të parë se kujt do t’i besohet sezonin e ardhshëm.

Kandidatët e mundshëm për ta trashëguar këtë fanellë vazhdojnë të japin famë. Luka Modric duket favorit, sepse e mban “10” edhe në kombëtaren e Kroacisë, apo Asensio, që zgjodhi “19”, moshën në të cilën u shpall kampion europian vitin e kaluar.

Isco ka mbetur besnik i numrit 22. Flitet, gjithashtu, se klubi e ka të rezervuar këtë fanellë për një “galactic”, i cili mund të mbërrijë këtë verë. Ai mund të jetë Mbappé. Vlen të nënvizohet fakti se, që nga themelimi i La Liga, Real Madridi ka pasur tetë pronarë të numrit 10: Laudrup, Seedorf, Figo, Robinho, Sneijder, Diarra, Ozil dhe James.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here