Izraeli demonstron për herë të parë super-avionët luftarakë F-35

Bota
Tre avionë luftarakë F-35 iu bashkuan me një ekip të Forcave Ajrore izraelite gjatë demonstrimit vjetor në kuadër të ditës së 69-t të Pavarësisë. Avionë të tillë u shfaqën për herë të parë në publik në qiell nëpër disa qytete të vendit. Bombarduesit F-35 të prodhuar nga “Lockheed Martin” fluturuan mbi Beershebën, Jerusalem, Haifa dhe Tel Aviv, duke tërhequr shikuesit që u dyndën në shëtitore dhe plazhe. Ne dhjetor 2016, Izraeli mori nën zotërim aeroplanët më të avancuar nëpërmjet mekanizimit të FMS-së. Këta janë avionët më të shtrenjtë të blerë nga Izraelit, ndërsa viteve të ardhshme do të blihen 50 avionë të tillë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu lavdëroi F35-n, duke përcaktuar qëllimin e Izraelit për të fituar “supremacinë në çdo fushë: në ajër, në det, në tokë dhe në botën kibernetike”. “Izraeli po shkon në lartësi të reja dhe kur pilotët tanë në avionët e Adir do të fluturojnë lart, ne do t’i shohim me krenari”, tha ai.

ME TE LEXUARAT