‘Izolohen’ në urbanin e linjës “Tirana e Re”, qytetarët revoltohen, por çfarë ka ndodhur?

Soft

Urbanet në kryeqytet janë një stres i vërtetë për banorët.

Jo vetëm kushtet, vonesat, por janë shtuar dhe vjedhjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

Jo më larg se sa mëngjesin e sotëm është lajmëruar Policia për një vjedhje në urbanin e linjës “Tirana e Re” dhe udhëtarët kanë përjetuar ankth për më shumë se 45 minuta.

Pre e grabitjes kësaj here ka rënë një çift kosovar, të cilit i është vjedhur portofoli, tregon për JOQ një qytetare e pranishme në vendngjarje.

“Përshëndetje JOQ! përsëritet historia në urbanët e Tiranës, sapo u vodh një çift kosovar dhe si shumicën e rasteve hajduti është në drejtim të paditur. Ishim rrugës nga Astiri për tek stacioni i fabrikës së Miellit kur çifti kosovar u alarmua për vjedhjen që u kishin bërë dhe u mbyllëm në urban. Ishim shumë veta dhe po plasnim deri sa erdhi Policia, e cila na bëri kontroll një për një, por vetëm hajduti nuk u gjet. Mjaft që po udhëtonim si sardele të ngjeshura, por u vonuam për punë e për shkollë të gjithë për më shumë se 45 minuta”, përfundoi qytetarja për JOQ.

ME TE LEXUARAT