Ivanov ia dorëzoi Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë e re

624
Kliko per me shume info

Pas më shumë se tre muajsh nga formimi i shumicës së re parlamentare, Presidenti Gjorge Ivanov dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë në duart e kreut të LSDM-së Zoran Zaev.

Përkundër pretendime paraprake dhe refuzimit për të dhënë mandatin, kreu i shtetit deklaroi se të gjitha pengesat tashmë janë mënjanuar. Ky veprim i tij erdhi pasi mori të shkruara garancitë nga Zaev për ruajtjen e karakterit unitar dhe multietnik të vendit.

Kliko per me shume info

Pengesat për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë, janë eliminuar. Sot veprojmë në pajtim me Nenin 84, paragrafi 1, të Kushtetutës për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja që ka shumicën në Kuvend, zgjodhi z. Zoran Zaev të jetë kandidat të cilit do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë – deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.

Garantojmë mbrojtje të unitetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësinë dhe multietnicitetin e Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të rendit kushtetues dhe territorit të Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe përparim të jetës së të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioze dhe gjuhësore. Garantojmë se procesi I sjelljes së vendimeve për qytetarët do të jetë në pajtim me principet bazë të demokracisë dhe sundimit të së drejtës, duke mos e sjellë vendin në pozitë nënshtrimi ose varësie nga ndonjë vend tjetër. Asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim i cili do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e lartpërmendura nuk mund të jenë kushte ose bazë për formimin ose punën e Qeverisë – u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas Zaev, formimi i Qeverisë së re do të bëhet, e shumta, për dhjetë ditë. Ai nuk beson se mund të ketë pengesa të tjera nga VMRO-DPMNE-ja duke thënë se askush nuk dëshiron që të përsëritet 27 prilli.

Menjëherë, me mandat, do të organizohemi me partitë që kanë dhënë 67 nënshkrime për ta shkurtuar maksimalisht periudhën që e parashikon Kushtetuta dhe ata janë 20 ditë. Të mos I presim ata 20 ditë. Për 10 ose më pak ditë do të përpiqemi ta formojmë kabinetin qeveritar. Unë besoj së fillimisht të gjithë jemi të frikësuar si njerëz nga ajo që ndodhi më 27 prill, besoj edhe ata. Kjo le të jetë mesazh për të gjithë që të mos përsëritet asnjëherë. Pjesëmarrja në grupet e punës, përfaqësues të partive parlamentare, bashkë të shtunën, mua me jep shpresë se të gjithë vendimet do të merren brenda institucioneve të sistemit – tha Zaev.

Zaev edhe njëherë përsëriti se për një shumicë stabile, më mirë do të ishte që në koalicionin e ardhshëm qeveritar të merrnin pjesë të tre partitë shqiptare, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here