Habit ish-ylli i Barcelonës: Reali do fitojë titullin e La Ligës

949
Kliko per me shume info

Legjenda e Barcelonës nuk pret nga Reali që të gabojë në xhiron e fundit.

Kur ka mbetur vetëm edhe një javë deri në përfundim të sezonit në La Liga, Real Madridi kryeson tabelën me 90 pikë, tri më shumë se Barcelona.

Kliko per me shume info

‘Los Blancos’ udhëtojnë drejt Malagas këtë të diel dhe një barazim do t’u mjaftonte atyre që të shpalleshin kampionë.

Sipas Xavi Hernandez, Reali nuk do të gabojë në sfidën vendimtare të sezonit edhe pse ai shpreson që një gjë e tillë të ndodhë.

“Do të doja që Barça të bëhet kampion, por duhet pranuar se është shumë e vështirë”, ka deklaruar ish-reprezentuesi i Spanjës.

“Në javën e fundit në kampionat Reali do të ndeshet më Malagën, një kundërshtarë i vështirë, por shanset janë të pakta që Reali të gabojë. Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presë sezonin e ardhshëm për ta fituar La Ligën”, ka përfunduar Xavi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here