Idrizi: “Mamuthët e mëdhenj” kanë marrë peng sistemin zgjedhor

Politikë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka sulmuar dy partitë e mëdha se e kanë marrë peng sistemin zgjedhor. Në një takim me strukturat e njësisë 1 dhe 2, në Tiranë, Idrizi tha se partia që ai drejton futet e cunguar në këto zgjedhje.

"Ne sot kemi një kastë politike e cila është e mbërthyer në disa duar Kjo është arsyeja që ne hymë në këto zgjedhje të cunguar. Me një formulë ku dy “mamuthët e mëdhenj” të politikës, jo vetëm e kanë kapur peng sistemin zgjedhor, por e mbajnë peng me konfliktualitet", tha kreu i PDIU.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Idrizit, në ditët në vijim do të gjendet zgjidhja e ngërçit politik, dhe opozita do të marrë pjesë në zgjedhje.

"Unë jam shpresëplotë që edhe në ditët në vazhdim, gjysma e spektrit politik shqiptarë do ta gjejë mundësinë për të hyrë në këto zgjedhje. Unë bëj thirrje vazhdimisht për kompromis, për zgjidhje, sepse nuk garojnë thjeshtë partitë politike, por është mundësia e qytetarëve shqiptarë që një herë në 4 vjet, të zgjedhin", beri me dije Idrizi.

Nga ana tjeter, deputetja Mesila Doda tha se PDIU ka verifikuar listën e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë lidhje me të shkuarën komuniste.

ME TE LEXUARAT