I dini rreziqet që sjell seksi anal?! Pasi t’i mësoni, do të bëheni më të kujdesshëm
Seksi anal, shpesh një temë tabu, është një ndër aktet që çiftet e pëlqejnë më së shumti. Por i dini rreziqet që sjell ky akt tek femrat?!
Sipas mjekëve proktologë, rreziqet më të mëdha janë infeksioni dhe dëmtimi fizik i anusit. Mukoza anale është mjaft e ndjeshme dhe delikate dhe rrezikon të plasaritet shumë lehtë, dhe kjo çon në rrezikun e marrjes së mikrobeve si dhe në dëmtim të zorrës së trashë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mjekët shpesh kanë theksuar se seksi anal i pambrojtur është një burim rreziqesh, duke përfshirë mundësinë për infektim me SIDA ose sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk duhet praktikuar seksi anal, por duket të jeni mjaft të kujdesshëm dhe të përdorni masa mbrojtëse si dhe lubrifikant për shmangien e dëmtimeve të mundshme.