“Heroit” 22-vjecar që parandaloi valën e dytë të sulmit kibernetik i ndodh e papritura

2864
Kliko per me shume info

Ofertat e punës kanë vërshuar nga të gjitha anët pasi identiteti i tij u bë i njohur, e tani 22-vjeçari britanik Marcus Hutchins, eksperti i ri kibernetik që ndihmoi në frenimin e virusit “Wannacry”, po bashkëpunon me autoritetet për parandalimin e një vale të dytë infektimesh.

Të riut autodidakt iu deshën vetëm pak orë për të ndalur vrullin e kodit dëmtues, që kishte prekur ndërkohë kompjuterat e mbi 200 mijë vetëve në 150 shtete të globit.

Kliko per me shume info

Goditjen e “software”-t, ai e ndërpreu nga dhoma e vet e gjumit në shtëpinë e prindërve, të cilën e ka kthyer në një nyje IT-je të mbushur me servera kompjuterash, videolojëra e kuti picash. I riu, që nuk ka frekuentuar universitetin, ka marrë në mediet vendase etiketimin “heroi aksidental”.

Marcus kishte gjetur një referencë brenda një adrese pa emër në kodin dëmtues dhe e kishte gjurmuar, me bindjen se kjo do të ndihmonte të diktohej infektimi. Vetëm se, në fakt, bëri më shumë sesa kaq: arriti të bllokonte përhapjen e tij.

Marcus e pranon, megjithatë, se statusi i ri mund të bartë në vetvete një farë rreziku për të. “Në të ardhmen, dikush mund të dojë të hakmerret, – tha 22-vjeçari për “Dailymail”. – Mund të zbulojnë çdo gjë rreth meje brenda pak çastesh”.

Vladimir Putin, ndërkohë, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sulmin kibernetik që paralizoi me mijëra kompjutera në mbarë botën, përfshirë dhe ato të Ministrisë së Brendshme ruse. “Moska nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje”, deklaroi shefi i Kremlinit, ndërsa fajësoi Amerikën për krijimin e “software”-ve të piratimit.

“Viruset e shpikura nga agjencitë e inteligjencës mund t’iu kthehen mbrapsht krijuesve të tyre”, u shpreh ai. Vala e sulmeve kibernetike që tronditën Europën dhe Azinë ka rënë ndjeshëm, por frika e një përsëritjeje të tyre nuk është fashitur ende./tch


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here