Seriali i vrasjeve, zbulohet roli i Nelgert Patës në ekzekutimin e Elton Cicos

Aktualitet

[caption id="attachment_636589" align="alignleft" width="338"] Vendi ku u vra Nelgert Pata ne Fier[/caption]

Kur kanë kaluar një vit nga ekzekutimi i Elton Çicos në lokalin “De Niro” në kryeqytet, prokuroria ka mundur të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe autorët e përfshirë në të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kërkesën për gjykim dërguar në gjykatë zbulohet se mjeti me të cilin u largua autori drejtohej nga Nelgert Pata, 34 vjeçari i cili u ekzekutua disa muaj më vonë në një tjetër atentat në Fier.

[caption id="attachment_636294" align="alignleft" width="299"] Nelgert Pata[/caption]

Nelgert Pata, i vrarë në një atentat ne Fier në muajin nentër të vitit të kaluar dyshohet se ka qenë në drejtimin e mjetit që ka shoqëruar Jani Aliaj në atentatin ku mbeti i vdekur Elton Çiço.

Ky element i papublikuar deri më tani, zbulohet në kërkesën për gjykim, dërguar nga Prokuroria e Tiranës në ngarkim të Jani Aliaj dhe tre personave të tjerë, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e ndodhur 1 majin e vitit 2016 në lokal “De Niro”, në ish-Bllok.

[caption id="attachment_693979" align="alignleft" width="495"] Elton Cico dhe Jani Aliaj[/caption]

Megjithëse Prokuroria nuk e përmend specifikisht Nelgert Patën si të pranishëm në vendngjarje, hetuesit shpjegojnë veprime aktive që ky i fundit ka kryer me Jani Aliajn për të realizuar atentatin ndaj Elton Çiços.

Nilgert Pata u ekzekutua me breshëri automatiku në 22 nentor të vitit të kaluar në një pritë të organizuar në rrugën Fier-Seman.

Viktima jetonte në ilegalitet prej muajit grusht kur i kishte shpëtuar një tjetër atentati dhe ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Pata u qëllua me një armë të dyshuar snajper, duke u plagosur lehtë në vesh sapo zbriti nga një automjet “Mercedes-Benz” i blinduar me targa ruse.

Në atë kohë policia dyshoi se ngjarja në fjalë erdhi si pasojë e veprës penale qe kishte bërë, por edhe për shkak të miqësisë së tij me autorët e vrasjes së Elton Çiços, i ekzekutuar në një lokal më 1 maj nga Jani Alia dhe Renato Milloshi.oranews

ME TE LEXUARAT