E vërteta pas “dhunës së policit ndaj gazetares”, dalin pamjet e manipulimit të situatës

Aktualitet

Ditën e djeshme në emisionin “Stop” në TV Klan u denoncua rasti i dhunimit të gazetares nga një polic, teksa gazetarja dhe operatori po tentonin të hynin në Institutin e Fizikës Bërthamore.

Në përfundim të punës së saj gazetarja shprehet se polici, i cili ishte i dehur, e ka dhunuar duke i lënë shenjë në dorë. Por si qëndron e vërteta pas kësaj shenje? Me të vërtetë polici e kapi aq fort sa e dhuroi, apo ka diçka tjetër?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa vajza zihej me policin dhe më pas largohet paksa nga porta, duke e lënë policin në vendroje, dikush tjetër filmon nga sipër gjithë skenën. Është një qytetar i thjeshtë ai që ka parë dhe denoncuar gjithçka.

Ditën e djeshme pranë JOQ ka shkruar vajza e policit që u “masakrua” në rrjet dhe nga media. Ajo mbronte të atin, por pa fakte, askush nuk e besonte.

Pas videos së ardhur sot në redaksinë tonë, ku duket qartë se është kameramani ai që e ka pickuar fort gazetaren dhe i ka bërë shenjën në dorë, që më pas të akuzojë e dëmtojë policin roje, gjërat dalin në dritë.

Gazetarja po të kishte takim, futej nga dera kryesore dhe jo nga porta ku dalin makinat. Ajo zonë është kategorikisht e ndaluar hyrja nga çdokush dhe gazetarja nuk kishte pse filmonte me kamer të fshehur pantallonat e polici,t po shkonte atje ku kishte takimin nëse kishte një të tillë. Gazetares iu tha disa herë “dilni jashtë” dhe ju shpjegua rregullorja, po ne shqiptarët jemi popull i mjerë. Zona ruhet me kamera dhe si medalja që ka dy anë, ashtu është edhe ngjarja. Përderisa gazetarët s’e arritën qëllimin e tyre, duhet të nxirrnin dikë me faj. Polici në fjalë ka mbi 25vite eksperiencë në gjithë Shqipërinë dhe trajtime të njëpasnjëshme. Gazetarja ka gjatë gjithë kohës sjellje prokative dhe nga fotot shikohet qartë që e ka nxjerre jashtë nga krahu i majtë, e jo nga i djathti që i është nxirë palo gazetares”, – thotë e bija.

Shikoni më poshtë se si gazetarja dhe kameramani mundohen të fshihen tek porta e një godine, shikojnë njëherë rreth e rrotull dhe më pas ai e pickon në krah e ajo tërheq dorën, duke lënë të kuptohet se i dhëmbi.

ME TE LEXUARAT