E rëndë/ Akuzohen për pornografi me të vajza të mitura, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Aktualitet

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të moshës 40 dhe 32 vjeç, pasi akuzohen për pornografi me vajza të mitura, me të cilat lidheshin nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Sipas komunikatës së policisë, 40 vjeçari kishte krijuar dhjetra profile false në facebook. Ai shfrytëzonte këto profile për të komunikuar me vajza të mitura, të cilat më pas i detyronte t’i dërgonin fotografi të tyret me përmbajtje pornografike.

Policia thotë se në celularin e tij u gjetën më shumë se 500 fotografi të këtyre vajzave, në poza të pahijshme.

Autoritetet po hetojnë nëse ai i mbante fotografitë vetëm për vete apo dhe i trafikonte në internet.

Shërbimi i ndjekjes së krimit elektronik ishte vënë në ndjekje të 40 vjeçarit që në muajin mars, pas një denoncimi. Një vajzë 14 vjeçare u kishte thënë prindërve se ai e kishte kërcënuar disa herë, pasi kjo nuk po i dërgonte fotografi të vetat, ku kishte dalë e zhveshur.

Për shtetasin tjetër shqiptar të arrestuar, policia thotë se ai ishte në dijeni të veprimtarisë së bashkatdhetarit të vet dhe se e ndihmonte për këtë veprimtari.

Pas verifikimit të të dhënave,ka rezultuar se ata të dy ndodheshin në Greqi pa dokumente të rregullta qëndrimi.

Shërbimi i ndjekjes së krimit elektronik ka shfrytëzuar këto dy arrestime që t’i bëjë edhe një herë thirrje qytetarëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në përdorimin e internetit. Pasi, siç nënvizon, përdorimi i rrjeteve sociale ka sjellë ndryshime revolucionare në veprimtarinë jetën e përditshme, por nga ana tjetër favorizon edhe trajtat e reja të kriminalitetit.

ME TE LEXUARAT