E rëndë në Egjipt/ Shpërthen një autobuz, humbin jetën 23 persona

Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Egjipt, ku të 23 të krishterë janë vrarë ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me bombë.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe mësohet se një pjesë e tyre janë në rrezik për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas medieve, mësohet se kamikazi ka qenë brenda autobusit me të cilin të krishterët po shkonin në kishë.

Incidenti ndodhi në provincën Minya, 250 kilometra në jug të Kairos.

Por ky nuk është sulmi i parë i këtij lloji, pasi të krishterët kanë rënë pre e grupeve ekstremiste.

Ende nuk ka asnjë informacion nëse ISIS ka kryer sulmin vetëvrasës ku mbetën 23 të krishterë të vrarë.

ME TE LEXUARAT