E rëndë në një fabrikë këpucësh në Krujë, helmohen 8 punonjës, dërgohen me urgjencë në spital

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Krujë, ku të paktën 8 punonjës të një fabrike këpucësh kanë shfaqur shenja helmimi.

Menjëherë, punonjësit janë dërguar në spitalin e Fushe-Krujës ku kanë marrë ndihëm e parë mjekësore. Sipas të dhënave, personat në fjalë kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje marrje mendsh dhe simptoma të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, sapo punonjësit kishin shkuar në punë.

Punonjësit e fabrikës po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse ne fabrikë.

ME TE LEXUARAT