Zbulohet e dashura e radhës e DiCaprio-s?!
Aktori Leonardo DiCaprio di mirë se si ta shijojë jetën e tij si një beqar. Protagonisti i “The Revenant” është fotografuar duke u shoqëruar me disa femra të ndryshme që nga ndarja e tij me modelen Nina Agdal.
Së fundmi, ai është fotografuar me Bella Hadid, e cila ka ndaluar pranë tavolinës së tij në “amfAR” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në 2017.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
DiCaprio është fotografuar teksa po bënte një bisedë të ngrohtë me Hadid, e cila ishte veshur me një fustan që nxirrte në pah kurrizin e saj. Në një moment, Hadid është fotografuar teksa vendos dorën tek shpatulla e aktorit.
Kaq është dashur që mediat të spekulojnë për një ngacmim mes dyshes edhe pse deri tani mbetet në kuadrin e një thashethemi.