Grida Duma rrëfen pasojat që i ka lënë "rrëzimi" në Pallatin e Kongreseve

Soft

Ai ishte një nga momentet më të sikletshme të anëtarest dhe tashmë kandidates për deputete të Tiranës për PD-në.

Grida Duam e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ka treguar për një nga skenat që nuk do të fshihet lehtë nga kujtesa e publikut, rrëzimi i saj në Pallatin e Kongreseve.

“E di cfarë më ndodh tani, këdo që do të ngjisë dy tre shkallë për të folur më rikujtohet vetja dhe kam një instinkt që kujto ti jap dorën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka ndodhur kështu, podi në te cilën duhet të hipja për të folur ishte i bardhë, unë duke qene se bëj me pasion këtë nuk e kam parë letrën kur kam qenë duke folur përpara sallës së madhe. Por kini parasysh që folësi është i bombarduar nga dritat, të cilat ulin aftësinë për të bërë dallimin. Pasi mbarova duhet të zbrisja por nuk e dallova dot podin nga dyshemeja që ishin të dyja të bardha.

Isha me fustan se po të isha me pantallona s’do ta kisha patur këtë alert të tmerrshëm, por nuk doja të dukej asgjë më shumë veç rënies”, ka thënë Duma. E pyetur nga Dembacaj nëse koleget do kishin dashur ta shtynin atë moment, Duma tha se duke qeshur “Kur u pyet se cila nga koleget do të donin ta shtynin në atë moment, ajo tha duke qeshur: “Nuk e di sa janë kënaqur në atë moment. Edhe kur vjen situata që më shajnë, në mënyrë të paguar ose jo them se njerëzit në këtë popull shfryhen shumë pak. Nëqoftëse kjo është një element që i jep kënaqësi, është ‘OK’, le ti japë.”

ME TE LEXUARAT