Djali bixhozxhi i bën “kërdinë’ shtëpisë, babai nuk duron dot më dhe…

3937
Kliko per me shume info

Një situatë e padurueshme është krijuar për një prind, i cili pas vjedhjeve të shumta që djali i tij i bënte në shtëpi është detyruar ta kallëzoj atë në polici. Kjo ngjarje nga ndodhur në Tiranë ku babai nuk ia ka falur djalit të tij të papunë vjedhjen e një shume prej 25 mijë lekësh të rinj në shtëpi.

I bindur se i biri do t’i harxhonte paratë në bixhoz, babai e ja ka dorëzuar djalin policisë. I pandehuri E.G. u deklarua fajtor për akuzën e “vjedhjes” dhe u dënua me 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës para pak ditësh.

Kliko per me shume info

Ai përfitoi ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht u la në Shërbim Prove për një periudhë 2 -vjeçare.

Sipas Gjykatës, më 29 qershor 2016, kallëzuesi ka konstatuar mungesën e një shume prej 25 mijë lekësh të rinj, që i kishte fshehur poshtë jastëkut në dhomën e gjumit. Sipas Gjykatës, menjëherë ai ka dyshuar se këto para ia kishte marrë i biri E.G., i cili pak çaste para atij momenti ishte larguar nga banesa me pretendimin se do të shkonte me shoqërinë në plazh në Durrës.

Kallëzuesi ka kontaktuar me të birin, i cili ka pranuar se kishte marrë lekët dhe se do t’ia kthente. Më vonë, i pandehuri i ka thënë se kur të kthehej do t’i sillte shumën e parave që i kishte vjedhur, por ai nuk është kthyer. Gjatë komunikimit në telefon me të ai është munduar që të justifikohej duke i thënë se nuk ishte në Durrës, por në një agjenci turistike, pasi donte të ikte në Greqi.

Kallëzuesi duke ditur faktin se djali i tij nuk është në marrëdhënie pune dhe se në shumë raste ai ka marrë nga banesa pajisje të ndryshme, duke i shitur ato dhe lekët që ka fituar i ka luajtur bixhoz, e duke ditur se edhe këto para ai mund t’i këtë shpenzuar duke luajtur bixhoz, ka vendosur që të bëjë kallëzim penal në lidhje me këtë ngjarje”, thuhej në vendimin e Gjykatës.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here