E futi në listat e kandidatëve, djali i Fahri Balliut komplimenton Lulzim Bashën

Politikë

Klevis Balliu, ish-këshilltar në Presidencë, politolog është i katërti në listën e deputetëve të PD-së në qarkun e Korçës. Pra është në një vend të sigurt në Parlamentin e ri të datë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

Emri i tij u komentua gjatë në media pasi është i biri i Fahri Balliut, një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot pasi janë shpallur listat, ai vetë ka reaguar duke mënjanuar kritikët ndaj emrit të tij në listën e deputetëve dhe duke premtuar përfaqësim me dinjitet për demokratët e Pogradecit.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut

Mendoj që kjo është një listë frymëzuese dhe shpresëdhënëse për këdo që kërkon një Shqiperi demokratike dhe europiane. Përsa i përket kandidimit tim ndihem i previlegjuar që kam nderin të kandidoj në Pogradec, pasi une aty kam rrënjet e mia. Jam i dashuruar me atë vend me kulturen dhe artin e Pogradecit. Do të punoj me mish e me shpirt për të ndihmuar Pogradecin dhe pogradecarët që të marrin atë ç’ka i takon që është punë dinjitet dhe respekt.

ME TE LEXUARAT