Detajet/ U kapën me dy gomone plot drogë, ja si i arrestoi policia 4 shqiptarët (video)

1058
Kliko per me shume info

Ditën e sotme, dy operacione anti- droge Shqipëri- Itali janë raportuar.

Sipas mediave të vendit fqinj, dy gomone 3 tone kanabis sativa që ishin nisur nga Shqipëria janë kapur në brigjet e Leçes.
Nga ky operacion, janë arrestuar 4 shqiptarë, skafistë të cilët ishin duke drejtuar gomonet e fuqishëm. Njëra prej gomone ishte e gjatë 9 metra dhe kishte dy motorë më 300 kuaj fuqi. Ajo është ndaluar në ujërat e Barit.
Policia ka gjetur në të 79 pako me kanabis që pas peshimit ka rezultuar të ishin në total një sasi prej 1708 kilogramë kanabis sativa.
Ndërsa gomonia tjetër e ndaluar rezultonte të ishte e gjatë 8 metra dhe me dy motorë të fuqishëm. Në këtë gomone janë gjetur 77 pako me kanabis sativa me një peshë totale prej 1413 kilogramësh kanabis sativa.
Të dyja ngarkesat janë sekuestruar në gomenet e shqipatrëve sipas n Guardia di Financa janë dërguar në ruajtje, ndërsa mësohet se vlera e tyre në treg shkonte në 30 milionë euro.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here