Deklarata befasuese, Ledion Liço: Ja kur mund të largohem përfundimisht nga ekrani

Showbiz

Për herë të parë jemi puthur nën tingujt e “All of me” të John Legend. Ishte datëlindja ime. Ishim duke festuar me miqtë dhe Sara ishte surprizë. Gjendeshim në jug. Është një moment si në filma”.

Kështu e rrëfen moderator historik i “Top Channel” Ledion Liço puthjen e parë me të dashurën e tij të zemrës, që fati deshi të ishte pikërisht një nga pronaret e këtij televizioni. Por Sara është një vajzë me këmbë në tokë, pavarësisht statusit në shoqëri e pasurisë së familjes së saj. Sipas përshkrimit të Ledionit, në intervistën e tij për kopertinën e revistës “Ejani”, Sara ka një sinqeritet për t’u admiruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tek Sara adhuroj faktin që është përherë e sinqertë dhe me këmbë në tokë, si dhe vendosmërinë e saj. Madje mund të them se ndonjëherë unë nuk arrij ta kuptoj plotësisht se pse duhet ta bëjmë një veprim të caktuar, por në fund rezulton që të kemi marrë vendimin e duhur dhe çdo gjë del shumë mirë. Në ketë sens ne plotësojmë njëri-tjetrin, aq të ngjashëm sa edhe të ndryshëm”.

E sigurisht që të gjithë kemi kuriozitet të dimë më shumë për raportin dhëndër-vjehrrë. Ata kanë marrëdhënie të ndryshme me zonjën Vjollca Hoxha, tjetër në punë e tjetër jashtë saj.

“Jashtë ambienteve të punës kemi një marrëdhënie shumë të afërt. Kemi një raport aq sa të mirë dhe korrekt. Ndonjëherë në punë jemi edhe konfliktualë për shkak të këndvështrimeve të ndryshme, por e gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët”.

Prezantuesi i talentuar zbulon gjithashtu se dita kur ai nuk do të shfaqet më në ekran, nuk është shumë e largët, ndonëse ai është shumë i ri në moshë por jo në profesion.

“Ndjej më tepër sadisfaksion pas kamerave, sesa duke qëndruar para tyre. Besoj se nuk do të jetë e largët dita që nuk do të jem në ekran me fytyrë. Me shumë gjasa do të jem pas tij, ose nuk do të jem fare, pasi ndonjëherë mendoj se London mund të kërkojë më tepër kohë sesa unë mendoj, prandaj do t’i dedikohem më tepër atij”.

ME TE LEXUARAT