De Biasi paralajmeron largimin nga Shqiperia

1409
Kliko per me shume info

Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, ka qenë i ftuar të mbajë një ligjëratë të tij në një event të Ministrisë së Inovacionit.

60-vjeçari nga Sarmede ka folur mbi suksesin, si shkohet drejt tij në futboll, duke u bazuar edhe në eksperiencën e vet kuqezi. Megjithatë, duket se trajneri italian e parandien fatin që e pret në fund të këtij sezoni, mosrinovimi i kontratës, sepse është larg përmbushjes së objektivave. Prandaj, i pyetur nëse do të jetë në ndeshjen e parë, që do të luhet në stadiumin e ri (Arena Kombëtare), De Biazi është përgjigjur: “Nëse më ftoni, do të vij të shoh ndeshjen”. Lidhur me situatën në grupin tonë kualifikues dhe ndeshjen e radhës eliminatore ndaj Izraelit, në fushën e këtij të fundit, trajneri pohoi:“Nuk jemi mirë në klasifikim, ndaj duhet të paraqitemi mirë që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë, si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga niveli i kundërshtarit. Izraelitët janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na i mori këtu.” Dy fjalë edhe për rivalitetin mes Berishës dhe Strakoshës në portën e kombëtares, teksa po paraqiten mjaft mirë me skuadrat e tyre respektive në Seria A: “Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Thomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e pare si titullar te Lazio. Madje, ai i ka marrë vendin Marchetit në një skuadër si Lazio, që në moshën 22-vjeçare.”


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here