Caktohet data e zgjedhjeve për presidentin e FIFA-s

Sport

fifaTrupi qeverisës i Federatës Botërore të Futbollit, planifikon që të mbajë zgjedhje presidenciale më 26 shkurt.

Komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka njoftuar sot se votimi do të mbahet gjatë një kongresi special në Cyrih.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 2 qershor, presidenti aktual i FIFA-s Sepp Blatter se po tërhiqet nga posti, pas aferës për korrupsion dhe mitmarrje. Ky vendim i tij erdhi vetëm 4 ditë, pasi u rizgjodh në postin e të parit të FIFA-s për herë të pestë.

Në aferën për korrupsion dhe mitmarrje janë arrestuar 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s.

ME TE LEXUARAT