Cmontohet “Cadra e Lirisë”, rinis qarkullimi në Bulevardin e Tiranës

Kliko per me shume info

Pas plot 90 ditësh, mëngjesi i sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ ka qenë ndryshe. Aty mungonte ‘çadra e lirisë’, e cila për gati 3 muaj qëndroi përballë Kryeministrisë.

Në orën 02:35 minuta të mëngjesit asgjë nuk kishte mbetur më në bulevard nga çadra, që për 90 ditë u kthye në kryeqendrën e demokratëve nga e gjithë Shqipëria.

Kliko per me shume info

Çmontimi filloi pas orës 22:00, kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u rikthye për herë të fundit në atë që e kishte pagëzuar si “çadra e lirisë”. E deklaroi atë të mbyllur, e konsideroi fitore dhe doli i shoqëruar me brohoritjet e simpazantëve që e shoqëruan deri në selinë e PD-së.

Të parët që u larguan ishin stolat, kondicionerët, flamuri, “led wall”-et dhe gjithçka tjetër që strehoi për tre muaj në brendësi të saj protestuesit e PD-së.

Edhe pse simpatizantët e fundit të Partisë Demokratike, që e populluan për tre muaj ishin larguar, punimet e çmonitimit u inspektuan për pak minuta edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako, pak metra larg çadrës.

Opozita kishte ngritur çadrën para godinës së Kryeministrisë, konkretisht në 18 shkurt 2017, ku kërkonte qeveri teknike përmes së cilës mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pas marrëveshjes së arritur duke u gdhirë e enjte, mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, çadra e ka përmbushur misionin e saj, dhe është hequr nga bulevardi.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here