Çmime të lira, nis fluturimet linja Low Cost nga Rinasi për në Amsterdam

4349
Kliko per me shume info

Për herë të parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të udhëtoni direkt për në Amsterdam me nje linje low cost. Linja e re me kosto të ulet Transavia Airlines uli avionin e pare ne tokën shqiptare mbrëmjen e hënës së plotë të kësaj të mërkure.

Fluturime tri herë në javë dhe çmime konkuruese duke filluar nga 29 euro është mundësia që ofrohet këtë verë për pushime.

Kliko per me shume info

“Transavia Airlines ofron tarifa shumë konkurruese, duke filluar nga 29 Euro dhe me siguri do të sjellë një vlerë të shtuar për Aeroportin tonë si dhe industrinë e udhëtimit. Urojmë që pasagjerët ta shijojnë këtë destinacion të ri të mrekullueshëm”, tha Rolf Casto Vasquez.

Nderkohe Rolf Casto Vasquez deklaroi : Është kënaqësi të mirëpresësh në bord pasagjerët shqiptarë. Transavia njihet për mikpritjen, shërbimet digitale, lehtësinë e përdorimit të tyre dhe sjelljen e mirë që u ofrohet pasagjerëve. Tarifat janë të përballueshme. Kemi punuar fort për të nisur këtë fluturim dhe besojmë se do të jetë një produkt i mirë – duke patur parasysh dhe destinacionin Paris Orly – Tirana ka rezultuar shumë e suksesshme
Ambasadorja holandeze në Shqipëri Dewi van de Weerd, veçoi se e rëndësishme është që udhëtimet e kësaj linje të përkthehen në më shumë biznes për të dyja vendet.

Kompania ajrore Transavia Airlines me eksperiencë 50 vjeçare, është degë low cost e grupit franko-holandez Air Francë KLM dhe operon në më shumë se 110 destinacione kryesisht në Evropë dhe Afrikën Veriore.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here