Majlinda Bregu reagon për marrëveshjen dhe zbulon gabimin e Lulzim Bashës

Aktualitet

Deputetja e PD Majlinda Bregu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.

Në një postim në FB, Bregu shprehet se ajo që ka rëndësi është që PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe vota nuk do t’i mohohet askujt!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm”, shprehet Bregu, ish-ministre e Integrimit.

Reagimi i Majlinda Bregut:

Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme.

Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’I them hapur c’kisha.

Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit.

Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister.

Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.

Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për tu organizuar për zgjedhjet.

Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt!

Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi.

ME TE LEXUARAT