Berisha: Marrëveshja për dekriminalizimin ka dështuar

Politikë

berIsh – Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në sesionin e 26 vjetorit të Forumit të Krans – Montanës, që u zhvillua në Bruksel. Në fjalën e tij, Berisha është ndalur te situata në vend ku tha se Shqipëria po vuan nga kriminalizimi i shtetit, institucioneve dhe administratës.

Sipas tij, vullneti i Kryeministrit Rama është kriminalizimi dhe jo dekriminalizimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha tha se në parlament ka vrasës, trafikantë droge dhe prostitutash, për të cilët Kryeministri shprehet se “i ka pastruar populli me votë”.

Ish – Kryeministri tha se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Parlamenti Europian dështoi për shkak të mungesës se vullnetit të Kryeministrit Rama.

Sipas Berishës, në Shqipëri korrupsioni është galopant, qeveria dhe njerëzit e saj vjedhin haptazi fondet publike, ministrat kanë prona miliardere dhe llogaridhënia e tyre është zero.

Berisha tha se qëndrimi i Kryeministrit ndaj opozitës është armiqësor dhe tejet agresiv, i orientuar me sulme direkte ndaj saj.

Për zhvillimet në rajon, Berisha tha se është bërë progres, por problem mbetet boshti Beograd – Moskë.

Përsa i përket Kumanovës, ai i kërkoi Kryeministrit maqedonas Gruevski të pranishëm në forum, zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar të pavarur dhe të plotë. KLAN

ME TE LEXUARAT