Berisha leksion Blushit: Je xheloz për Ramën. Ja këshilla ime si mjek…

Aktualitet

Në seancën e jashtëzakonshme ish kryeministri Sali Berisha dha një leksion Blushit për xhelozinë. Reagimi i Berishes, erdhi pasi u permend disa here radhazi nga Blushi.

Sipas Berishës, Blushi xhelozon për Ramën. Ai madje nuk ka nguruar t’i japë edhe një këshillë si mjek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishte një marrëveshje sipas së cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do t’i përmbahem kësaj. Nuk do të komentoj marrëveshjen, pasi jam shprehur një herë që është ëin, ëin story.

Jam mjek dhe asgjë nuk më shqit mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek po të shpjegoj se xhelozia është një ndjenjë që lind të dashuri.

Dhe personi që ti dashuron preferon dikë tjetër. Më përmallove Blush kur recitove Nolin. Tani këshilla: Mos harro asnjëherë se është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë. Por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT