Ethet e listave në PD, ja ku do të kandidojnë Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Politikë

Partia Demokratike eshte ne momente intensive dhe të ethshme për shqyrtimin e propozimeve per deputet dhe hartimin e listave për garën e 25 qershorit. Kordinatorët që drejtojnë grupet e punës në qarqe, vijojnë takimet në bazë, ndërsa informojë dhe diskutojnë në vazhdimësi me kryetarin e Partisë Demokratike.

E merkura dhe e enjtja janë ditë intensive të konsultimit të emrave, ndërsa të premten kryetari Lulzim Basha do të hartojë listat zyrtare te cilat duhet të dorëzohen në Komision Qëndror të Zgjedhjeve brenda orës 24:00. Si të sigurtë në listë fituese deri në këto momente vlerësohen emrat e që drejtojnë grupet e punës ne 12 qarqe dhe deputete e propozuar si anëtarë në komsionet “ad hock” për vettingut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse jo zyrtarisht flitet që ish-kryeministri, Sali Berisha, të drejtojë qarkun e Durrësit ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha, mund të jetë deputet në qarkun e Elbasanit, por në këtë pikë ai rezervohet të japë informacion. Përveç listës së deputeteve kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është në një proces intensiv negociatash dhe me aleatët opozitarë, në përpjeke për t’i përfshirë ata në betejen e 25 qershorit.

Ende nuk ka një marrveshje mes palëve, edhe pse atyre parlamentar iu ka premtuar perfshirjen e një emri fitues ne listën e Partisë Demokratike. Edhe aleati me i ri ish-deputeti socialist, Eduard Ndocaj, kërkon nga Basha që ta përfshijë në listë fituese, ndryshe ai kërcënon. “Jemi të gatshëm të dalim në zgjedhje të vetëm dhe të kemi në çdo qark kandidatët tanë siç e kërkon dhe Kodi Zgjedhor”.oranews

ME TE LEXUARAT