Barcelona prezanton fanellën e re

Sport

Edhe njëherë tjetër, Barcelona ka përdorur ngjyrat e kuqe me blu në fanellën e re – por këtë herë kanë përdorur një dizajn që zbeh ngjyrat.

Fanella e sezonit të kaluar kishte shirita të barabartë, teksa bluza e këtij viti duket e përafërt me atë të 2012/13. Fanella e këtij viti gjithashtu rikthen blunë dhe të kuqen më të errët. Një flamur katalan përshkon qafën, duke simbolizuar ngjyrat e vendit nga i cili vjen klubi.Në çdo mëngë ka një “Força” të shkruar në njërën anë dhe “Barça” në anën tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmuesi Neymar u shpreh: “Kur e sheh për herë të parë fanellën e re të Barça-s të krijohet një ndjesi krenarie dhe optimizmi për sezonin që vjen. Duket si një uniformë moderne sportive.” Fanella e re do të shoqërohet me pantallona dhe çorape blu, ku është shtuar një ngjyrë e artë. Tifozët do të jenë në gjendje të blejnë fanellën e re duke filluar nga 1 qershori.

ME TE LEXUARAT