Publikohet axhenda e Kombëtares ndaj Izraelit, shokon De Biazi. Ja kë le jashtë

Sport

Kuqezinjtë do të luajnë në qershor një nga ndeshjet më të rëndësishme të edicionit. Pas tri humbjeve radhazi, Shqipëria do të përballet me Izraelin në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”.

Gazeta “Panorama Sport” ka zbardhur edhe axhendën e kuqezinjve, ndërkohë që një problem për trajnerin do të jetë edhe mungesa e dy titullarëve. Përveç Berishës, edhe Agolli.

Nga sa mësohet, trajneri do të shmangë daljet përpara mediave për të prezantuar listën e të grumbulluarve. Nuk ka ende një komunikim zyrtar, por burimet pranë kombëtares bëjnë me dije se tekniku do të nisë grumbullimin nga Luksemburgut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

AXHENDA

Burime të besueshme të gazetës “Panorama Sport” pranë skuadrës kombëtare kanë bërë me dije se Shqipëria do të grumbullohet jashtë vendit për dy takimet e radhës. Më 1 qershor, trajneri De Biazi do të ketë në Luksemburg të gjithë lojtarët që do të ftojë për ndeshjen testuese dhe atë zyrtare shtatë ditë më vonë.

Nga data 1 deri më katër, kur edhe do të luhet ndeshja miqësore, Shqipëria do të jetë në Luksemburg. Nga data 5 deri më 11 qershor, kuqezinjtë do të grumbullohen në Stamboll, në qendrën stërvitore të Kombëtares turke.

KAPITENI

Ansi Agolli do të jetë një tjetër mungesë që do të shtojë vështirësitë e trajnerit për të përgatitur përballjen ndaj Izraelit. Kapiteni është i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe, për pasojë, shiriti pezull. Një version është që t’i kalojë Mërgim Mavrajt, por kjo mbetet për t’u parë nga vendimi i De Biazit.

ME TE LEXUARAT