Turpërohet ushtria greke, ja cfarë i ndodhi sot avionit të saj sulmues

Bota

Një avion luftarak i ushtrise greke është rrëzuar sot në detin Egje, pranë ishullit Skopelos.

Gazeta greke “Protothema” raportoi se avioni Mirage-2000 i flotës ajrore greke po merrte pjesë në stërvitjeje ushtarake kur u rrëzua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raporteve mediatike piloti ka mbijetuar pa rrezik per jeten. Ngjarja ndodhi teksa avioni ushtarak ishte i angazhuar në fluturime me dy avionë të tjerë luftarakë mesditën e së hënës.

Shkak për aksidentin besohet të jenë bërë disa probleme teknike me të cilat është përballur piloti 28-vjeçar, i cili braktisi avionin para se të përplasej në ujë.

Dy helikopterë Super Puma të ushtrisë greke shpëtuan pilotin, i cili u dërgua për ekzaminime të spital.

ME TE LEXUARAT