Autobusi me pelegrinë rrëzohet në lumë, 21 të vdekur

Bota

Të paktën 21 pelegrinë kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin humbi kontrollin duke përfunduar në lumë. Pelegrinët po udhëtonin në shtetin himalian të Uttarakhand.

Aksidenti i rëndë ndodhi në qytetin Dharasu të martën në mbrëmje, kur shoferi humbi kontrollin mbi autobusin, shkruan BBC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Shtetit Trivendra Rawat, tha se të plagosurit kishin marrë trajtim në një spital lokal.

Shteti Uttarakhand është popullor me turistët fetarë, i cili tërheq qindra mijëra pelegrinë çdo vit.

Një zyrtar i lartë i tha BBC se 17 kufoma ishin nxjerrë nga lumi, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin trupat e tjerë

ME TE LEXUARAT