Atentati në Vlorë, zbulohen detaje mbi autorin. Ja çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Aktualitet

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës një ditë më parë.

Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e hotelit dhe lokalit ku ndodhi ngjarja, duke fokusuar momentin e krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportimit të “top channel”, kamerat e lokalit te “Hotel Vlora” kanë fiksuar një person rreth 35 vjeç, i cili me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri.

Autori i pamaskuar me veshje sportive dhe një kapele mbi kokë largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste.

Policia e Vlorës ka shoqëruar në Komisariat rreth 20 persona në lidhje me vrasjet, ku viktimë mbetën drejtori i OSHEE Roland Saliu dhe drejtori i një televizioni lokal Mirvjen Hyseni.

Mësohet se dje janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë se ku janë përqendruar hetimet.

Policia, me specialistët e saj antikrim, ka përpiluar edhe një herë dinamikën e ngjarjes dhe saktëson se autori dyshohet të ketë qenë rreth 35 vjeç dhe i veshur sportiv. Qetësisht, autori ka qëlluar me kallashnikov në zonën më të populluar, duke marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kalimtarë të rastësishëm, apo qytetarë që po konsumonin kafe, nxituan të ruanin veten dhe fëmijët, shkruan “tch”.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin.

ME TE LEXUARAT