Atentati mafioz në Vlorë, dy viktimat po pinin kafe, zbulohet cili ishte objektivi

Aktualitet

Erven Hyseni, pronar i lokalit ku ndodhi atentati në Vlorë, njëherësh edhe pronar i një hoteli dhe Televizionit Vlora, dyshohets e ka qenë objektiviti i atentatit ku humbi jetën ai vetë por edhe drejtori i OSHEE ne Vlorë, Roland Saliu.

Policia ka dyshime se vrasja e drejtorit të OSHEE, ka ndodhur aksidentalisht nga autorët që kanë pasur si synim ekzekutimin e biznesmenit Erven Hyseni.

Ky i fundit mesohet se ka jetuar kohe me pare edhe ne Spanje dhe ne Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit gjeti vdekjen në spital disa orë pas ngjarjes. Dyshimet janë se dy viktimat kanë qenë ulur në një tavolinë pasi kishin njohje mes tyre.

Burimet e Policisë thanë se Hyseni eshte i aferm i njerit prej viktimave te masakres se Coles, Haki Rakipit qe mbeti i vrare.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

ME TE LEXUARAT