Atentati mafioz trondit Vlorën, drejtori i OSHEE e biznesmeni ekzekutohen tek "sheshi i Flamurit"

Aktualitet

Vrasje e dyfishte me armë në nje atentat ne Vlorë. Dy persona është vrarë mbremjen e te merkures ne zonen e sheshit te Flamurit ne Vlore.

Dyshohet se viktima eshte drejtori i OSHEE ne Vlore Roland Saliu, ndersa i plagosuri pronar i lokalit prane vendit ku ndodhi ngjarja e rende. Erven Hyseni i cili mbeti i plagosur ne ngjarje, vdiq 20 minuta me pas ne sptial duke e cuar ne dy numrin e viktimabve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne vendin e ngjarjes jane gjetur nje pale shapka dhe nje biciklete. Viktima mendohet se eshte qelluar me arme zjarri kallashnikov.

Pak para njoftimit te policise ne lidhje me ngjarjen, eshte raportuar se në qendër të qytetit të Vlorës në Sheshin e Flamurit janë dëgjuar të shtëna me armë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Pak minuta me pare policia raportoi se makina e autoreve te atentatit eshte gjetur e djegur ne zonen e Fierit./lajmifundit.al

 

ME TE LEXUARAT