Sadiku heroi i ndeshjes, i sjell fitore skuadrës së tij (Video)

Sport

Armando Sadiku, në ndeshjen e fundit, u bë protagonist për fitoren e skuadrës së tij, Luganon.

Sulmuesi shqiptar ka ndihmuar skuadrën zvicerane të marrë një fitore tepër të vlefshme për të mbajtur edhe një javë vendin e 3-të në kampionat që të siguron pjesëmarrjen direktë në fazën e grupeve të “Europa League”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në suksesin 2-1 ndaj Lozanës, Sadiku nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, por ka dhënë asistin për golin e Karlinjos në minutën e 69-të, që vulosi përmbysjen e ekipit dhe suksesin 2-1.

Falë edhe rezultateve të ndeshjeve të tjera, tani Lugano gjendet e shkëputur me 3 pikë nga Sioni i vendit të katërt dhe i mjafton 1 pikë në ndeshjen e fundit për të mbyllur kampionatin në këtë pozicion dhe për të filluar të mendojë për Ligën e Europës pa u shqetësuar për turet kualifikuese.

http://www.dailymotion.com/video/x5o6zt1_carlinhos-goal-lausanne-1-2-lugano-28-05-2017_sport#tab_embed

ME TE LEXUARAT