U dhunua e përfundoi në spital, gazetarja Arbana Xharra: Tentuan të më linçonin

Kliko per me shume info

Gazetarja dhe tashmë anëtarja e Partisë Demokratike, Arbana Xharra ka folur në emisionin Komiteti për herë të parë pas aderimit në parti dhe sulmit fizik ndaj saj, pas të cilit përfundoi në spital. Xharra ka dhënë detaje rreth natës kur u sulmua.

Xharra ka përmendur disa nga miqtë e saj, për të cilët thotë se e kanë linçuar dhe për shkak të tyre, e plotë deklaratave të tjera kundër saj në rrjetet sociale, rezultoi edhe sulmi ndaj saj.

Kliko per me shume info

“Në fund të marsit më kanë bërë një kryq në derën e banesës sime. Ka qenë shqetësuese. Policia më ka thënë se nëse duan të të bëjnë diçka, nuk të bëjnë kryqe.

Dhe unë e kam besuar e kam ecur në hapësira të pasigurta. Ka pas linçime të mëdha prej Vetëvendosjes, prej partisë Besa në Maqedoni. Kanë shpërndarë video të rreme sikur daja ime është një person i lidhur me Millosheviçin.

Janë bërë linçime të tmerrshme për të cilat kam njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare. I kam alarmuar për rrezikun që kam. Kërcënime pa fund dhe në rrjetet sociale. Kam bërë publike kërcënimet për fëmijët.

Më kanë çuar foto me persona të vrarë me kokë të hequr duke më shkruar do të gjejmë dhe e dimë se sa i do fëmijët e tu”, ka rrëfyer Xharra.

Anëtarja e PDK-së ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë të marrë pjesë në fushatën zgjedhore përkrah kreut të partisë, Kadri Veseli, dhe nëse do të jetë në listën e deputetëve.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here