ISIS i përgjigjet kërcënimet e Anonymus

Bota

anonymusKërcënimet e Anonymous nuk kanë gjetur krejt të papërgatitur ISIS-in. Shteti islamik, i quan “idiotë” hakerat e këtij grupi dhe “luftën e shpallur” prej tyre ndaj terrorizmit.

Ushtria Kibernetike Islamike, një grup që vepron nën umbrellën e ISIS-it ka shpërndarë një mesazh të koduar për të gjithë përdoruesit e internetit që mbështesin xhihadizmin radikal, ku udhëzohen sesi t’u mbrohen sulmeve të Anonymous.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi është i koduar dhe sipas New York Magazine në të thuhet: “Çfarë do të na bëjnë? Maksimumi që mund të marrin është janë llogaritë në Twitter, adresa të postës elektronike e të tjera.

Mos vendosni të njëjtin e-mail me emrin e përdoruesit në Twitter. Ky gabim u ka kushtuar shumë simpatizantëve të ISIS-it që kanë humbur tashmë llogaritë e tyre dhe në internet janë publikuar protokollet e internetit, IP”.

Anonymous u shpalli luftë terroristëve pak pas sulmeve të Parisit, ku gjetën vdekjen 129 persona. Përmes një video-mesazhi të publikuar në frëngjisht, ata që njihen ndryshe edhe si “haktivistë”, bëjnë thirrje për luftë masive kibernetike ndaj Shtetit Islamik.

ME TE LEXUARAT