Ancelotti: Ronaldo nuk përfaqëson Real Madridin

1805
Kliko per me shume info

Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera” pas përfundimit të një sezoni të ri me Bayern Munich.

Trajneri italian ka pranuar se “Bundesliga ishte objektiv minimal”, ndërsa ka analizuar në detaje se çfarë duhet të presim në finalen e Champions-it, më 3 qershor, në Cardiff, duke përfshirë Juventusin dhe Real Madridin. Lidhur me atë që arriti Bayern Muncih në këtë sezon, trajneri italian tha:

Kliko per me shume info

“Objektivi minimal ishte për të fituar Bundesligën.” Për Ancelottin, zbulimet e këtij sezoni janë Mbappé dhe Dybala. I pyetur për tërheqjen nga roli i trajnerit, Carlo u përgjigj:“Unë nuk do të ndalem. Fergusoni ishte në stol deri në 2000 ndeshje.”

Dy fjalë edhe për Real Madridin, skuadrën që e ka drejtuar dhe e eliminoi nga Champions-i këtë sezon. Më konkretisht, ka folur për situatën e Alvaro Morata: “Morata luan kaq pak me Zidane, sepse Benzema është sulmuesi më i mirë për të luajtur me Ronaldon.”

Në fund, një mendim për finale e Champions-it: “Ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit do ta shoh me interes të madh. Simpatizoj veçanërisht Buffon, me një karrierë të jashtëzakonshme.

Real Madridi nuk është vetëm Ronaldo; është Ramos, Modric, Marcelo, Benzema dhe shumë të tjerë… Zidane? Nuk jam i habitur për ecurinë e tij. Eshtë mjaft i zgjuar dhe di shumë për futbollin.”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here