ALBtelecom nderohet me çmimin “Best Telco Cloud Partnership” në forumin Telco Cloud në Londër

Kliko per me shume info

Eventi më i madh i përvitshëm i teknologjisë Cloud i njohur si Telco Cloud Forum u mbajt më 25 dhe 26 prill, në Londër. Në këtë event pasqyrohen të gjitha zhvillimet dhe risitë e ofruara nga kompanitë e telekomunikacionit në tregjet e tyre respektive përsa i përket implementimit dhe përditësimit të vazhdueshëm të teknologjisë Cloud.
Pjesëmarrës të përvitshëm të forumit janë kompanitë Telco më të rëndësishme sot në botë, që janë faktor në zhvillimin dhe rregullimin e tregjeve të telekomunikacionit në Evropë e më gjerë.
Emra të mëdhenj si “Telefonica”, “Deutsche Telekom”, “Vodafone”, “Korea Telecom”, “Magyar Telecom”, etj. prezantuan të gjitha trendet dhe risitë e teknologjisë cloud, të implementuara nga ofruesit më të mëdhenj të kompanive të telekomunikacionit në tregjet e tyre.
Gjithashtu, si ndodh në të tilla eventet ndërkombëtare, panele të ndryshme teknicienësh dhe përfaqësuesish të lartë diskutuan e ofruan zgjidhje dhe ide rreth trendeve dhe pritshmërive të teknologjisë cloud për kohën në vazhdim.
ALBtelecom ishte pjesë e eventit, jo vetëm si një lider për vendin nga vjen, por edhe për të prezantuar zhvillimet më të reja Cloud qe ai aktualisht ofron në tregun shqiptar, si edhe risitë që ai ka sjellë në këtë treg të vogël por konkurrues. Forumi, ndër të tjera, ka në agjendën e tij pesë çmime të rëndësishme, të cilat ndahen në pesë kategori të veçanta, njëra prej të cilave është “Best Telco Cloud Partnership”.

ALBtelecom aplikoi në këtë kategori për zgjidhjet më të mira Cloud që ajo tashmë ofron në Shqipëri, aplikim ky që rezultoi fitues dhe e shpalli ALBtelecom-in të vetmen kompani fituese në rajon.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here