Ngacmoi seksualisht dy nxënëset, ndalohet drejtori i shkollës në Berat

Aktualitet

Policia e Beratit ka ndaluar drejtorin e një shkolle të mesme, pasi akuzohet se ka ngacmuar dy nxënëse të shkollës.

Policia bën me dije se u ndalua shtetasi Yzedi Hajdaraj 59-vjeç, drejtori i shkolles “Bab Dud Karbunara”. Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të cilat kanë bërë edhe denoncimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetasit:

- Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT