PD akuza të rënda kundrejtë PS: Ja kryebashkiaku që po e “strehon” Klement Balilin

Aktualitet

Akuzat e rënda mes PD dhe PS vazhdojnë të jenë pjesë e politikës Shqiptare. Së fundmi, me anë të një deklarate nga selia e PD-së, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani deklaroi se dy forcat kryesore po përplasen për shkak të një banditi, duke iu referuar kështu Klement Balilit.

Sipas Ristanit, të dyja forcat politike e mbrojtën deri në fund atë. “Pas presionit të hapur ndërkombetar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës. Ndërkohë Klement Balili, i kërkuar nga gjysma e policive të Europës, nga DEA amerikane, i konsideruar nga CNN si eskobari i ballkanit, është akoma i lirë, duke kapur peshk nga jahti i tij e duke bredhur nga dasma në dasëm. Partia Demokratike e denoncoi emërimin e Klement Balilit në zyrat e shtetit, që në maj të vitit 2014. Ne bëmë publike, prova, fakte, se si në vitin 2006, ky trafikant ishte kapur në një aksion të forcave speciale me helikopter, me 750 kilogramë drogë. Partia Demokratike kërkoi 36 herë në 2 vite e gjysëm largimin e Klement Balilit nga administrata shtetrore ku e emëruan Rama dhe Meta dhe venien e tij para drejtësisë. E megjithatë, Rama dhe Meta, e mbajtën, e mbrojtën deri në fund, e mbrojtën edhe kur u shpall në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016”,- thotë Ristani.

Në emër të PD ai ngre një akuzë të re në formën e pyetjes kur thotë: “Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le t’i përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?

ME TE LEXUARAT