Zjarrfikësi shkelmon vajzën për ti shpëtuar jetën
Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë një zjarrfikës që i shpëton jetën një adoleshente që dontë të hidhej nga ballkoni.
Ai zbriti nga një kat më sipër, dhe e goditi vajzën me shkelm për të rënë brenda shtëpisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vajza, e cila kishte një uniformë shkolle, i kishte këmbët në ajër, në majë të bllokut ta pallateve shumëkatësh.
Video eshte filmuar nga fqinji i pallatit përballë, ku tregon zjarrfikësin që me mjaft kujdes përpiqet ti afrohet adoleshentes.
Një sakrificë kjo për t’i shpëtuar jetën. Nuk dihet se ku është bërë video, ndërsa në përshkrimin në Youtube është në gjuhën koreane.
Një nga komentuesit shkruan: “Jetoje jetën mirë, falë zjarrfikësit”.