Zbulohet një tjetër skenë e atentatit në Sukth, viktimat u qëlluan nga një BMW X5 dhe një Audi A3

Aktualitet

Të tjera detaje janë zbardhur dy ditë pas atentatit mafioz të ndodhur në afërsi të “Mbikalimit të Sukthit”, ku mbetën të vrarë ish-efektivi i policisë, Ervin Dalipaj dhe mikut i tij Juxhin Dauti.

Mësohet se ekzekutimi i dy viktimave ka ndodhur për 60 sekonda. Sipas hetuesve të çështjes, makina tip “Audi S8” me targa AA 111 OI u qëllua me 32 plumba kallashnikovi. Mësohet se në atentatin ndaj Dalipajt e Dautit kanë marrë pjesë dy automjete, një “Audi A3” dhe një “BMË X5” me ngjyrë të zezë. Fakti që autorët e krimit kanë qenë me dy makina është zbuluar pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, që iu sekuestruan bizneseve që ndodhen në autostradën Durrës-Tiranë (afër vendit të ngjarjes).

SKEMA E KRIMIT

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia dhe prokuroria kanë mundur të zbardhin skemën e krimit. Sipas burimeve nga organi i akuzës, dy viktimat fillimisht kanë qëndruar në autoservisin, i cili është jo më shumë se 300 m larg prej vendit të atentatit, me një fushëpamje absolute. Në autoservis, 38-vjeçari Ervin Dalipaj dhe 27-vjeçari Juxhin Dautaj janë takuar me dy vajza, të cilat kishin mbërritur aty me një automjet “Smart”. Më pas, sapo kanë dalë nga dera e autoservisit, i cili mbikëqyret me 4 kamera filmike e rezolucion të lartë, dy viktimat janë ndeshur me një makinë “BMË X5”, jo më shumë se 15 m distancë në anë të rrugës.

Këtu rruga ka fushëpamje absolute edhe nga pjesa e kodrës ku gjenden shtëpitë e banorëve të zonës. Dyshohet që rreth 30 m distancë, për nga kthesa në drejtim të Shijakut, makinën e viktimave e priste një automjet tip “Audi A3” ngjyrë gri.

DINAMIKA E NGJARJES

Fillimisht automjeti që drejtohej nga Dauti (Dalipaj ishte pasagjer në vendin e parë) është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga automjeti “BMË X5” në lëvizje e sipër, ndërsa “Audi A3” i ka prerë rrugën. Drejtuesi i mjetit, Dauti është qëlluar fillimisht në krahun e shoferit me breshëri dhe ka vdekur në vend, ndërsa makina në këtë moment është përplasur me një bordurë betoni, ndërsa ka dalë nga rruga e asfaltuar, në një shesh.

Ndërkohë, dyshohet se mjeti i viktimave doli jashtë rruge, pasi është qëlluar në drejtim ballor nga automjeti i dytë i atentatorëve, të cilët janë siguruar që viktimat humbën jetën si rezultat i breshërisë së plumbave. Përplasja e “Audit S8” duket që ka qenë e fuqishme, ndërsa këmba e drejtuesit të mjetit ka ngrirë e shkelur në gaz, pasi ai ka ndërruar jetë. Pas përplasjes, automjeti ka fluturuar lart për rreth 20 m, duke kapërcyer bordurën e betonit dhe kanalin rreth 3 m të gjerë e të thellë, që gjendet në anë të autostradës.

Automjeti është plasur në autostradë, aty edhe ku dhe u gjetën dy viktimat nga forcat e policisë. Makina ku udhëtonin dy të vrarët ka qenë me shpejtësi maksimale. Pas krimit, makinat e atentatorëve janë larguar në rrugën dytësore në drejtim të Shijakut ose të Durrësit.

ME TE LEXUARAT