Zbardhet vrasja e shqiptarit të pastrehë në Greqi, në pranga një person

Aktualitet

Identifikohet vrasësi i shqiptarit të pastrehë në Greqi, trupi i të cilit ishte gjetur para dy muajsh në bregdetin e Athinës. Mësohet se në pranga ka rënë një shtetas irakian. Personi në fjalë është arrestuar në sheshin Omonia në Athinë dhe më pas ka pranuar se e kishte vrarë shqiptarin 47 vjeçar me një sëpatë.

Sipas autorit, gjithçka ndodhi për shkak të një zënke midis atyre të dyve. Gjatë sherrit, irakiani mori sëpatën që ndodhej aty pranë dhe e goditi shumë herë në fytyrë dhe në trup, duke i shkaktuar vdekjen.

Shqiptari i pafat, që njihej me emrin Jani, ishte i pastrehë dhe jetonte në një barrake në kompleksin sportiv olimpik Agios Kosmas, të cilën e ndante bashkë me irakianin.

E përballonte jetesën duke kapur peshk e duke e shitur përreth vendqëndrimit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas banorëve të zonës ai përjetonte një dramë familjare, ishte baba i dy fëmijve, por kishte mbetur pa punë dhe për këtë arsye ishte larguar nga shtepia.

Gjithë banorët kishin nga një fjalë të mirë që të thoshnin për të ndjerin.

ME TE LEXUARAT