Atentati në Durrës/ Zbardhet dëshmia e vajzave me “Smart”: Na dhanë para të hanim një drekë, pastaj…

Aktualitet

Një dëshmi vjen nga vajzat me ‘’Smart’’, ku sipas tyre vetëm pak para atentatit me 50 plumba në Sukth, ish-shefi i Krimit Ekonomik të Tiranës, Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dauti janë takuar me dy vajzat 23 dhe 24 vjeçare, të cilat përveçse janë marrë në pyetje, po hetohen pas dyshimeve të prokurorisë se mund t’i kenë nxjerrë ato në pritë dy të njohurit e tyre.

Por ndërsa hetimet vijojnë gazeta Panorama ka zbardhur edhe dëshminë e tyre në policinë e Durrësit, ku kanë treguar për takimin e fundit në një pikë karburanti.

Dy mikeshat e viktimave, emrat e të cilave Policia nuk i bën të ditur për shkak të sekretit hetimor, kanë rrëfyer me detaje takimin e fundit me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajzat kanë pranuar se janë takuar me ta në një karburant pranë zonës ku ndodhi atentati dhe se me ta kanë pirë veçse një kafe të shkurtër.

“Kemi pirë një kafe të katërt. I kërkuam Ervin Dalipajt që të na ndihmonte që të kalonim në kolaudimin e Durrësit një makinë. Pasi biseduam, ai na premtoi se do ta zgjidhte me disa të njohur të tij te kolaudimi. Na dha para që ne të dyja të shkonim të hanim një drekë si fillim, dhe pastaj do të ritakoheshim që të shkonim për makinën. Na thanë se do të shkonin te kolaudimi, kur u ndamë me ta. Por u kanë zënë pritë dhe nuk arritën dot të mbërrijnë atje”, janë shprehur në polici dy vajzat, që sipas të dhënave kanë qenë mikesha të Dalipajt dhe Dautajt.

Sipas dëshmisë së dhënë, asnjëra prej tyre nuk kanë qenë në dijeni për ngjarjen dhe aktivitetin e tyre. Vajzat kanë rrëfyer se ngjarjen e mësuan nëpërmjet mediave online

që sillnin njoftime në telefon.

“Me Ervinin dhe Xhinon njihemi prej disa kohësh, por thjesht shoqëroheshim me ta dhe nuk kishim dijeni për probleme konkrete të tyre në kohët e fundit”, mësohet të jenë shprehur ndër të tjera për Policinë dy vajzat me të cilat u takuan pak para atentatit Dalipaj dhe Dautaj.

Kujtojmë se vajzat janë identifikuar nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë së karburantit dhe janë thërritur, nga ku janë marrë në pyetje me hollësi për detaje që do t’i shërbejnë hetimit.

ME TE LEXUARAT