Word, Excel dhe PPT vijnë në Android

Teknologji

wordMicrosoft ka sjellë versionet përfundimtare të Word, Excel dhe Power Point edhe në platformën rivale - Google Play Store.

Që nga sot të gjithë ata që e kanë një telefon të mençur që bazohet në Android mund të shkarkojnë Word, Excel dhe Power Point në Google Play Store.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aplikacionet e famshme të Microsoft mund të shkarkohen falas dhe mundësojnë ndryshimet e dokumenteve bazë, edhe pse nevojitet një abonim paraprak në Office 365.

Ky debutim vjen pas lansimit të aplikacioneve për tabletë. Microsoft raporton se këto aplikacione të reja janë të njëjta me ato për tabletë vetëm se janë bërë edhe disa ndryshime të cilat pështaten më mire me telefonat e mençur dhe ekranet e tyre më të vogla.

Debutimi i këtyre aplikacioneve mbi të gjitha demostron përpjekjet e kompanisë për të sjellë produktet e saj në platformat e tjera mobile edhe pse ato janë rivale.

ME TE LEXUARAT